
Këngëtarja, Ariana Grande u pa duke mbështetur të dashurin e saj, aktorin, Ethan Slater, për natën e hapjes së muzikalit të tij.
Ylli i hitit “Thank U, Next” u fotografua duke zbritur nga një veturë e tipit SUV, ndërsa mbërriti për ta parë “Spamalot” në Broadway të enjten mbrëma të 16 nëntorit.
Ajo u gëzua për këtë rast, derisa u paraqit e veshur me një fustan të zi prej kadifeje pa rripa, doreza të tejdukshme dhe një palë vathë me perla – me grim të lehtë dhe frizurën e saj ikonike me flokët sipër.
Romanca e diskutueshme e çiftit duket se po shkon mirë, muaj pasi Page Six konfirmoi lidhjen e tyre në korrik, transmeton AlbanianPost.
Në atë kohë, bashkë-yjet e “Wicked” ishin ndarë të dy nga partnerët e tyre përkatës mes thashethemeve për romancë.
Grande, 30 vjeç, dhe ish-bashkëshorti i saj, Dalton Gomez, finalizuan divorcin e tyre në tetor, pasi këngëtarja e “7 Rings” paraqiti kërkesë për një hap të tillë më 18 shtator.
Data e ndarjes së tyre u rendit si 20 shkurt.
“Ariana dhe Dalton me të vërtetë donin të kujdeseshin për secilin gjatë gjithë kësaj dhe ta bënin sa më të lehtë me njëri-tjetrin – kjo është arsyeja pse ata me të vërtetë morën kohën e tyre për gjithçka”, zbuloi një burim pranë tyre.
Gomez, 28 vjeç, që atëherë është parë duke u puthur me aktoren, Maika Monroe në një restorant.
Sa i përket Slater, ai bëri kërkesë për divorc nga gruaja e tij, Lilly Jay, në korrik pas një dekade së bashku.
Në atë kohë ai kërkoi edhe kujdestarinë e përbashkët të djalit të tyre 1-vjeçar.
Burimet i thanë Page Six se Jay ishte “plotësisht e verbër” nga marrëdhënia e re e aktorit me Grande.
Gjatë një interviste, ajo tha se ylli i hitit “Positions” e ka kthyer familjen në “dëm kolateral”.
Por, Ariana Grande dhe Ethan Slater kanë shpërfillur kritikët dhe thuhet se po jetojnë së bashku në New York City.
“Ata janë vërtet të lumtur dhe shumë të mirë për njëri-tjetrin”, tha një burim i brendshëm.
“Të gjithë miqtë e saj e duan atë”, shtoi burimi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Squid Game: The Challenge” kurorëzon fituesin e çmimit të parave me 4.56 milionë dollarë
-
50 Cent nis xhirimin e dokumentarit mbi sulmet e supozuara seksuale ndaj Diddy-t
-
Jennifer Lopez, pjesë e filmit të ardhshëm “Kiss Of The Spider Woman”
-
Angelina Jolie e përshkruan Hollywoodin si “të cekët” dhe “një vend jo të shëndetshëm”
Lajmet kryesore
-
Konjufca i del kundër Kurtit: Kosova do të duhej ta propozonte vetë Statutin e Asociacionit
-
Aeroporti “Nënë Tereza”, një ndër pesë aeroportet që kanë regjistruar rritjen më të lartë të trafikut të pasagjerëve
-
Iran: Familja e Mahsa Aminit ndalet në aeroport, nuk lejohet të marrë çmimin e BE-së
-
Zgjerimi i BE-së do të përfaqësonte një dëshmi të përkushtimit për një integrim më të madh rajonal