Jetesë & Stil

Ariana Grande kërkon divorc nga Dalton Gomez pas dy vjetësh martesë


Tanimë edhe zyrtarisht, ish-çifti, këngëtarja, Ariana Grande dhe agjenti i patundshmërisë, Dalton Gomez po shkojnë drejt divorcit.

Grande paraqiti një kërkesë për divorc të hënën në Los Angeles, derisa ka përmendur “dallimet e papajtueshme” si bazë për ndarjen, tha një burim me njohuri për këtë çështje për CNN, transmeton AlbanianPost.

Ylli i hitit “Thank U, Next” dhe Gomez u martuan në vitin 2021.

“Ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Dhoma ishte kaq e lumtur dhe plot dashuri”, tha përfaqësuesi i Grande për People për ceremoninë e martesës në atë kohë.

“Çifti dhe të dyja familjet nuk mund të ishin më të lumtur”, shtoi ai, aso kohe.

Grande më vonë ndau fotot e dasmës së tyre, e cila u zhvillua në shtëpinë e tyre në Montecito, në faqen e saj në Instagram, duke vënë mbishkrimin e datës së kurorëzimit “5.15.21”.

Postimi është hequr që atëherë, por fotot më parë shfaqnin Grande të veshur me një fustan dasme nga disenjatorja, Vera Wang dhe duke puthur Gomezin, i cili kishte veshur një kostum të stilistit, Tom Ford.

Dasma e tyre e vitit 2021 erdhi dy vjet pas fejesës së Grande me komedianin, Pete Davidson.

Grande dhe Gomez, fillimisht dolën publikisht me marrëdhënien e tyre me lansimin e këngës së saj të vitit 2020 “Stuck with U”, një këngë për të cilën ajo bashkëpunoi me Justin Bieber.

Gomez u shfaq në videoklipin e këngës në fjalë dhe ata shpallën fejesën e tyre po atë vit.

Spekulimet se dyshja nuk ishin më bashkë nisën në korrik kur këngëtarja e “Sweetener” u pa, pa unazën e dasmës teksa merrte pjesë në Wimbledon.

Grande postoi për herë të fundit një foto me Gomez në rrjetet e saj sociale në nëntor, por ish-çifti e mbajtën lidhjen e tyre kryesisht larg vëmendjes.

Fituesja e “Grammy-t” kishte qenë e zënë me xhirimet e filmit “Wicked” në Londër së bashku me Bailey, Cynthia Erivo, Jeff Goldblum, Michelle Yeoh dhe Bowen Yang, përpara se SAG-AFTRA të hynte në grevë në korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore