Ariana Grande këngëtarja më e paguar në spektaklin “The Voice”

SHFLETO
Labinot Nimani
01.04.2021 11:45
Loading Icons...

Titujt e shtypit rozë në arenën ndërkombëtare e vunë në qendër të vëmendjes, këngëtaren amerikane, Ariana Grande, që kur ajo njoftoi se do të jetë pjesë e jurisë në sezonin e 21-të të “The Voice”.

Grande, në panelin e jurisë së këtij spektakli do ta zëvendësoj, këngëtarin Nick Jonas dhe sipas Rob Shuter i cili në emisionin e tij “Naughty but Nice” në iHeartRadio, zbuloi se Ariana është paguar me një shumë të konsiderueshme, prej 20 deri në 25 milionë dollarësh amerikanë.

Kjo pagesë është pothuajse e njejtë me shumën me të cilën këngëtarja tjetër, Katy Perry, u pagua për spektaklin “American Idol”.

Ndërkohë, ylli i hitit “Because of you”, Kelly Clarkson, morri rreth 15 milionë dollarë amerikan kur iu bashkua panelit të jurisë së “The Voice”.

Gazetari, Shuter, tutje foli edhe rreth asaj se si gratë po fitojnë më shumë krahasuar me pagën e vlersuar të djemve brenda jurisë.

“John Legend dhe Blake Shelton marrin rreth 13 milion dollarë amerikanë në sezon, që do të thotë se gratë në këtë spektakël po fitojnë më shumë”, tha Rob Shuter.

Në të kaluarën, disa fytyra të njohura të muzikës kanë qenë pjesë e panelit të jurisë së këtij konkursi për këndim,  duke përfshirë; Christina Aguilera, Adam Levine, CeeLo Green, Shakira, Usher, Pharrell Williams, Miley Cyrus, Alicia Keys, Jennifer Hudson dhe Gwen Stefani.

Ndryshe, Ariana së fundmi publikoi albumin e saj të gjashtë me titull “Positions”, i cili është mirëpritur nga publiku.

Vitin e kaluar, Forbes e shpalli Ariana Granden si këngëtaren më të paguar, në listën e tyre, “Celebrity 100” të vitit 2020.