![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/08/228657366_216314223837439_1553167526333542352_n.jpg)
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, është transferuar te skuadra e posa ngjitur në ligën e parë italiane, Empoli.
Ismajli u transferua nga Spezia, me të cilët luajti sezonin e kaluar, ku u transferua nga skuadra kroate, Hajduk Split, për shumën e 2.2 milionë eurove.
Detajet e transferimit ende nuk janë bërë të ditur, me mbrojtësin shqiptar që karrierën do ta vazhdojë në Serie A, por në klub të ndryshëm.
📣 𝘼𝙧𝙙𝙞𝙖𝙣 𝙄𝙨𝙢𝙖𝙟𝙡𝙞 𝙚̀ 𝙪𝙣 𝙣𝙪𝙤𝙫𝙤 𝙘𝙖𝙡𝙘𝙞𝙖𝙩𝙤𝙧𝙚 𝙖𝙯𝙯𝙪𝙧𝙧𝙤
Difensore classe 1996, arriva a titolo definitivo dall'@acspezia pic.twitter.com/VQY4j0a8Cd
— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) August 9, 2021
Në sezonin e kaluar mbrojtësi 24-vjeçar shkëlqeu me Spezian, duke qenë titullar në formacion në shumicën e ndeshjeve.
Kujtojmë që futbollisti nga Podujeva, karrierën e filloi te skuadra e 2 Korrikut, pastaj kaloi te Prishtina, para se të transferohej në Kroaci.
Te Empoli, Ismajli do t’i ketë shokë skuadre edhe dy futbollistë tjerë shqiptar, Nedim Bajramin dhe Kristjan Asllanin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Deputetët e VV-së bllokojnë komisionin parlamentar për llogari të Selajdin Beqës, njeriu me aktakuzë që rrahu kolegun në zyrë
-
Balla pret Wisner: SHBA, mbështetje Shqipërisë në sfidat e sigurisë publike
-
Mburoja kundër dronëve dhe metali i shkrirë: Një udhëtim në fabrikën e çelikut të Stalinit që armatos ushtrinë ukrainase
-
Edhe zyrtarisht Lajçak-ut i zgjatet mandati deri më 31 janar 2025