Futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli, përsëri doli të jetë protagonist për ekipin e tij, Reims.
Zeneli dhuroi asistim në barazimin 1:1 që skuadra e tij, Reims e mori ndaj Strasbourg-ut në ndeshjen e javës së 27-të në ligën franceze.
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 69-të me golin e realizuar nga Jean-Ricner Bellegarde.
Por, gjashtë minuta para se të përfundonte takimi, Arbër Zeneli asistoi për golin e barazimit, të cilin e shënoi Jens-Lys Cajuste.
Kujtojmë që në këtë ndeshje, Zeneli u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë.
Derisa ky ishte asistimi i dytë i Zenelit në vetëm dy ndeshje të luajtura gjatë këtij edicioni në Ligue 1.
Me këtë barazim, Reims ndodhet në pozitën e 13-të me 32 pikë, ndërsa Strasbourg gjendet në vendin e pestë me 44 pikë.