Lajme

Arbër Vllahiu: “Prishtina e Prizreni, beteja personale politike të kryeministrit”


Arbër Vllahiu, analist politik

Lufta më e madhe politike në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë i cili do të mbahet më 14 nëntor, po bëhet për Prishtinën dhe Prizrenin.

Analisti politik Arbër Vllahiu, në Klan Kosova ka thënë se këto dy qendra të  mëdha janë shëndërruar në beteja personale politike të kryeministrit Kurti.

“Pa dashur që t’i ndaj komunat në komuna të rëndësishme dhe më pak të rëndësishme megjithatë më duket sikur dy komunat kryesore në Kosovë sot po shndërrohen Prishtina dhe Prizreni dhe këtu është beteja kryesore e liderëve politikë dhe jo e kandidatëve politikë që garojnë në këto komuna, dhe jo programet politike të kandidatëve për këto komuna”.

“Po i kategorizoj në këtë formë për arsye se e shoh që në Prishtinë ka një koncentrim shumë më të madh, ashtu si edhe në Prizren, kryesisht të figurave kryesore politike të partive politike kryesisht kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kabinetit qeveritar”.

“Këto zgjedhje, posaçërisht në Prishtinë dhe Prizren, janë shndërruar në betejë politike të kryeministrit Albin Kurti për të dyja qendrat”.

“Të dy komunat janë të rëndësishme posaçërisht për Vetëvendosjen për të ruajtur bastionet e tyre politike dhe të rëndësishme edhe për partitë e tjera politike për ta rrëzuar njërën ose tjetrën qendër”.

“Është betejë personale politike e kryeministrit po aq sa është betejë personale edhe e liderëve të tjerë politikë si atij të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe atij të PDK-së Memli Krasniqi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore