Arbër Hoxha: Spanja është ekipi më i mirë i Euro 2024, na pret ndeshje e vështirë

SHFLETO
Vitjon Nina
24.06.2024 13:56
Loading Icons...

Lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit, Arbër Hoxha, ka komentuar përpara sfidës me Spanjën gjithë atmosferën e ndeshjes më të rëndësishme për kuqezinjtë në këtë fushatë të Euro 2024, duke thënë se përballë kanë praktikisht ekipin më të mirë të Euro 2024.

Gjatë një interviste për faqen zyrtare të UEFA-s, Hoxha theksoi se kuqezinjtë i pret një ndeshje tejet e vështirë.

“Pasi kam parë dy ndeshjet e para të Spanjës, mund të se janë skuadra më e mirë e këtij grupi, por jo vetëm, deri më tani janë skuadra më e mirë e këtij turneu”, tha Hoxha me bindje gjatë intervistës.

Ai po ashtu theksoi se Spanja ka disa lojtarë të jashtëzakonshëm, të cilët kanë dominuar Italinë gjatë gjithë ndeshjes.

“Jemi të vetëdijshëm se do të jetë e vështirë të lush kundër tyre”, theksoi ai.