Aplikacione

AppLovin mbledh 2 miliardë dollarë


AppLovin, platforma e aplikacioneve celulare dhe lojërave, ka grumbulluar 2 miliardë dollarë në një ofertë fillestare publike, e cila e vlerësoi kompaninë me 28.6 miliardë dollarë.

Agjencia e lajmeve, CNN, tregon se AppLovin është me bazë në Palo Alto, California, krijon software për të ndihmuar zhvilluesit e aplikacioneve në treg për të fituar të ardhura.

Aplikacioni gjithashtu ka një portofol të vetin prej më shumë se 200 lojëra celulare dhe numëron më shumë se 410 milionë përdorues aktivë, të cilët janë të përditshëm.

Mirëpo, themeluesi i kompaninë nuk është treguar shumë entuziast lidhur me aksionet. Adam Foroughi, shefi ekzekutiv i AppLovin, ka thënë për CNN se është përqendruar më shumë në të ardhmen e kompanisë se sa në lëvizjet e tanishme të aksioneve.

“Ajo që po përpiqeshim të bënim është partneriteti me investitorët që shohin planin për tre deri në pesë vjet”, ka thënë ai duke shtuar se “çdo gjendje shkon lart e poshtë, ne nuk mund të kontrollojmë në terma afatshkurtër, por sigurisht që mund ta kontrollojmë atë rezultat në terma afatgjatë”.

Për Foroughi-n, kjo është gjëja më e rëndësishme për të cilën kompania duhet të punojë vërtetë fort.

AppLovin kishte mbetur e fundit nga lojërat që bëhej pjesë e ofertave publike duke ndjekur firmën e lojërave gjatë muajit të kaluar, Roblox dhe platformën e zhvilluesve të aplikacioneve, Unity Software.

Kompania mbështetet nga firma e kapitalit privat, KKR & Co. Vitin e kaluar ajo gjeneroi 1.458 miliardë dollarë të ardhura me një rritje me 46% nga viti paraardhës.

Nga ana tjetër, AppLovin ka raportuar edhe një humbje prej 119 milionë dollarë gjatë vitit 2019.

Kompania ka pranuar se gjatë pandemisë ka ndikuar paksa edhe kërkesa në rritje e lojërave me tastierë. Megjithatë, portofoli i saj i lojërave celulare kap shifrën e 200 milionë përdorues aktivë çdo muaj dhe këto të dhëna mbi audiencën e ndihmojnë në informimin e platformës së saj të zhvillimit të software-ve.

Shefi ekzekutiv thotë se “aplikacionet tona na japin shumë njohuri të fuqishme mbi audiencën, të cilat kthehen në software-in tonë të rekomandimeve dhe rrisin efikasitetin e platformës”.

Ka shtuar gjithashtu se me fondet e marra nga oferta publike fillestare do të përqendrohet në planet për krijimin e përmbajtjes që mund të jetë më origjinale dhe se disa nga të ardhurat do t’i përdorë për të bërë disa blerje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore