Pajisje

Apple prezanton aplikacionin Oceanic+ për Apple Watch Ultra


Apple Watch Ultra u publikua shtatorin e kaluar si një orë Apple shumë e qëndrueshme dhe e fortë.

Ekrani tregoi temperaturën e ujit të ambientit dhe nivelin e thellësisë. Dhe tani Apple po prezanton aplikacionin Oceanic+ për Watch Ultra që e bën atë një kompjuter zhytjeje.

Oceanic+ është projektuar nga Huish Outdoors në bashkëpunim me Apple dhe i lejon zhytësit të qasen në shumë informacione të rëndësishme.

Oceanic+ app. Source: AppleOceanic+ app. Source: AppleOceanic+ app. Source: AppleOceanic+ app. Source: Apple

Apple Watch Ultra mund të zhytet në thellësi deri në 40 m (130 ft) dhe përdor matësin e thellësisë dhe sensorët e temperaturës së ujit për të mbledhur të dhëna shtesë.

Aplikacioni do t’u tregojë zhytësve një paralajmërim nëse ata zbresin ose ngjiten shumë shpejt dhe do të tregojë një kohë të vlerësuar që do t’u duhet për t’u rikthyer në sipërfaqe.

Oceanic+ do të përdorë Taptic Engine dhe ekranin e madh të ndritshëm të Apple Watch Ultra për të njoftuar zhytësin për çdo informacion thelbësor.

Ndërsa ekziston një version i kufizuar falas i aplikacionit, mund ta zhbllokoni plotësisht aplikacionin për 5 dollarë/ditë, 10 dollarë/muaj ose 80 dollarë/vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore