Pajisje

Apple po vazhdon me zhvillimin e 6G përkundër sfidave me 5G


Apple ka thënë se po përqendrohet në zhvillimin e teknologjisë 6G dhe po kërkon arkitektë dhe inxhinierë për të kryer këtë detyrë.

Edhe pse përpjekjet e saj për një modem 5G nuk kanë arritur rezultatin e dëshiruar, kompania nuk po ndalon po vazhdon të investojë në inovacionin e tij.

6G - Explained! - YouTube

Sipas raportit të fundit nga Mark Gurman i Bloomberg, Apple ka hapur një pozicion të veçantë pune në fushën e arkitekturës celulare për zhvillimin e teknologjisë 6G.

Kjo tregon se kompania po përgatitet për të ardhmen, duke vlerësuar dhe menaxhuar prototipet e mundshme.

Ndërkohë, ka pasur lajme që tregojnë se përpjekjet për të krijuar një modem 5G nuk kanë qenë të suksesshme, duke çuar në mbylljen e projektit të përmendur. Megjithatë, Apple nuk i humbet shpresat dhe vazhdon të hapi rrugën për inovacionin e ardhshëm me modemin 6G.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore