Pajisje

Apple po planifikon të publikoj Apple Watch Ultra 2 me pjesë të printuara nga teknologjia 3D


Analisti i njohur Ming-Chi Kuo ka publikuar një raport të ri që konfirmon planin e Apple për të publikuar një version të ri të Apple Watch Ultra gjatë këtij viti.

Sipas raportit, ora e re pritet të dalë në gjysmën e dytë të vitit, më së shumti në shtator ose tetor.

Apple Watch Ultra 2: Release date, rumors, price, and all we know so far

Një nga veçoritë interesante të kësaj ore do të jetë përdorimi i teknologjisë 3D për të prodhuar disa pjesë të mekanizmit.

Kuo gjithashtu tregon se Farsoon dhe BLT janë furnizuesit e printerëve 3D për Apple, ndërsa IPG Photonics është furnizuesi i komponentëve lazerik.

Nëse eksperimenti me printimin 3D për Apple Watch Ultra shkon mirë, pritet që Apple të përdorë këtë teknikë edhe për produkte të tjera në të ardhmen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore