Pajisje

Apple në bashkëpunim me LG sjell risi


Nuk është sekret që Apple po punon për një smartphone që paloset. Ne kemi parë të gjitha llojet gjatë vitit të fundit, duke filluar nga llojet e dizajnit deri te regjistrimet nga vetë kompania.

Sipas një raporti të ri, Apple ka kontaktuar kompaninë e teknologjisë LG për të ndihmuar në realizimin e një ekrani të tillë për një iPhone të ardhshëm.

Kjo nuk është hera e parë që po spekulohet bashkëpunimi i Apple me këtë kompani.

Në vitin 2016 kompania LG ka filluar bashkëpunime me Apple dhe shumë gjigand të tjerë të teknologjisë si Google, Microsoft duke emëruar vetëm disa prej tyre.

Burime brenda Apple thanë se LG po ndihmon në zhvillimin e një ekrani që paloset, megjithëse nuk është e qartë nëse edhe kompania LG do të furnizojë publikun me këtë teknologji pasi të ketë filluar prodhimi.

Së bashku me LG, Apple gjithashtu po siguron prototipe të ekraneve nga Samsung për një pajisje të ashtuquajtur “iPhone Fold”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore