Aplikacione

Apple Maps me raportim të aksidenteve


Kompania amerikane e teknologjisë, Apple, do të shtojë një karakteristikë të re në aplikacionin Apple Maps nëpërmjet të cilit mund të kryhet raportimi i aksidenteve.

The Verge, faqe kushtuar të rejave teknologjike, bën me dije se karakteristika e re e raportimit të aksidenteve, momentalisht është e disponueshme vetëm për përdoruesit e iOS 14.5 beta dhe është e ngjashme me tiparet e raportimit të përdoruesve që gjenden në Google Maps ose në Waze

Lidhur me funksionimin e kësaj veçorie në Apple Maps, duhet shtypur butoni i ri në dispozicion i quajtur Report që ndodhet në pjesën e poshtme dhe më pas të zgjidhet lloji i incidentit apo rrezikut që po raportohet. Mirëpo, ekziston edhe mundësia e përdorimit të Siri-t duke thenë “ka diçka në rrugë”.

Sipas The Verge, shkruan se raportimi i aksidenteve ka qenë i papopullarizuar në Waze ndërkohë që në Google Maps ka qenë aktiv që në miajin prill të vitit 2019. Gjithsesi, edhe pse Apple ka gjetur terrenin për ta zhvilluar karakteristikën e re, Google-i ka më shumë opsione dhe është shumë më i thelluar.

Nga ana tjetër, vlen të theksohet se ikonat e Apple Maps-it dhe Google Maps-it për raportimin e aksidenteve janë tepër të ngjashme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore