Pajisje

Apple këshillon përdoruesit e iPhone: Mos karikoni gjatë natës pajisjet


Telefonat e mençur janë pjesë e jetës dhe karikimi i tyre gjatë natës është bërë një zakon.

Kjo mënyrë e fillimit të ditës me bateri të plotë ju ofron përdoruesve komoditet.

Why You Shouldn't Charge Your Phone Overnight | IFLScience

Por kompania nuk e rekomandon karikimin e telefonit gjatë gjumit dhe thekson që nuk duhet ta lini atë nën batanije apo jastëk gjatë karikimit.

Ky rekomandim lidhet me rrezikun e mbinxehjes dhe ndezjes së zjarrit, pasi karikuesi ka nevojë për rrjedhje të mirë të ajrit për të shmangur probleme të tilla.

Një këshillë tjetër është të mbani pajisjet në një zonë të ajrosur gjatë karikimit, sidomos nëse keni probleme shëndetësore.

Apple gjithashtu sugjeron përdorimin e kabllorëve dhe përshtatësve të energjisë origjinalë. Nëse keni humbur pjesët origjinale, ata këshillojnë blerjen e produkteve “Made for iPhone” që përputhen me standardet e sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore