Pajisje

Apple-i prezanton katër iPhone dhe rifreskon gamën e pajisjeve


Kompania amerikane e teknologjisë, Apple, ka prezantuar katër iPhone të rinj të pajisur me 5G dhe ka zbuluar një sërë rifreskimesh në disa nga pajisjet e saj më të njohura, duke përfshirë iPad dhe Watch, pasi kompania u përpoq të rifokusonte vëmendjen e publikut pas muajsh të kontrollit antitrust.

Agjencia e lajmeve, “Financial Times”, tregon se eeria e re e iPhone 13 përmban çipin e ri A15 Bionic të Apple, një sistem të krijuar në shtëpi dhe një mjet video të quajtur “modaliteti kinematografik”, i cili lejon përdoruesit të mbajnë fokusin në një subjekt edhe kur lëvizin.

Shefi ekzekutiv i Apple-it, Tim Cook, ka thënë se linja kishte “ende përparimin më të madh të sistemit të kamerave”.

“Performanca e kamerës është bërë fushëbetejë kryesore në telefonat inteligjentë premium dhe nuk është për t’u habitur që Apple-i ka rritur lojën e saj, duke shtuar zmadhim optik 3x, makro fotografi dhe veçori video, si modaliteti kinematografik, në iPhone-ët e nivelit të lartë”, ka thënë Ben Wood, analist kryesor në CCS Insight.

Lidhur me modelet më të shtrenjta iPhone “Pro” dhe “Pro Max”, të cilat kanë tre kamera të pasme, tani përfshijnë një ekran 120Hz që kompania e quan “ProMotion” çka do të thotë se ekrani përditësohet 120 herë në sekondë.

Sipas analistëve, edhe disa pajisje Android shfaqin ekrane 120Hz, por Apple-i ka qenë ngurrues në lidhje me këtë veçori për shkak të problemeve të performancës së baterisë.

Paolo Pescatore, analist në PP Foresight, ka thënë se grupi i teknologjisë ka ende një shans për të drejtuar një “super cikël përmirësimesh…ka miliona përdorues që ende nuk kanë azhurnuar në 5G”.

Cook e ka përdorur ngjarjen e së martës së 14 shtatorit për të nxjerrë një sërë përmirësimesh më të vogla në të gjithë portofolin, të cilat synonin hapjen e linjave të reja të të ardhurave nga shërbimet dhe ndalimin e përdoruesve të Apple-it nga kalimi në pajisjet Android.

“Sa më shumë pajisje të ketë një konsumator, aq më të vlefshme janë shërbimet e abonimit. Apple-i vazhdon të kapi vrullin këtu dhe e bën këtë me fuqinë e marrëdhënieve të tyre të faturimit dhe shërbimeve të abonimit, të cilat të gjithë ne e dimë se janë ngjitëse”, ka thënë Julie Ask, analiste në Forrester.

Këto produkte vijnë në një kohë sfiduese për kompaninë, e cila është zhytur në tituj këtë vit, pavarësisht fitimeve të mëdha të aksioneve në një rritje prej 29 për qind në vitin e kaluar.

Javët e fundit, kompania është përballur publikisht me mosmarrëveshjet e punës apo largimin e një ekzekutivi të lartë nga projekti i saj i fshehtë i makinave.

Por edhe me një vendim në një padi antitrust të ngritur nga Epic, krijuesi i lojës video online, Fortnite, çka rezultoi me urdhrin e gjykatës që e udhëzoi Apple-in të bëjë ndryshime në App Store.

Për sa i përket ngjarjes, ajo nisi me dy azhurnime në iPad, duke përfshirë ridizajnimin e parë të iPad Mini që nga viti 2019 dhe një iPad të gjeneratës së nëntë me procesorë të përmirësuar.

Për këtë të fundit, Melody Kuna, menaxhere e lartë e dizajnit të produktit iPad, e quajti “një azhurnim gjigant për iPad-in tonë më të popullarizuar”.

Wood ka vijuar se azhurnimet në iPads “ndoshta ishin shkaktuar nga rilindja e tabletave pasi njerëzit hoqën pluhurin nga pajisjet e vjetra me nxitim për t’u lidhur në shtëpi gjatë pandemisë”.

U prezantua edhe një version i ri i Apple Watch, i cili “është ri-projektuar plotësisht për të zvogëluar kufijtë në vetëm 1.7 milimetra”, ka treguar Jeff Williams, shefi i operacioneve të Apple.

Pajisja përmban edhe një ekran më të madh dhe më të hollë dhe mund të rimbushet më shpejt.

Gjithashtu Apple-i po synon shëndetin dhe mirëqenien përmes Watch-it, një zonë që Cook ka premtuar se do të jetë trashëgimia më e madhe e kompanisë.

“Apple Watch vazhdon të shesë në shifra rekord dhe dominon tregun e orëve inteligjente në distancë…është e qartë, përdoruesit janë mjaft të kënaqur me rutinën e përditshme të karikimit dhe pres që përmirësimet e tjera të priten shumë mirë”, ka shtuar Cook.

Kurse përkundër pritjeve të përhapura, Apple-i nuk zbuloi një version të tretë të AirPods, kufjet e veta pa tel jashtëzakonisht të njohura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore