Lajme

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE tundon diplomacinë e parë evropiane, flet ministri spanjoll


Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, nuk ka sqaruar të hënën nëse do ta mbështesë kërkesën e afërt të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kjo, pasi Prishtina zyrtare njoftoi se do të paraqesë kandidaturën për anëtarësim në bllokun evropian para fundit të vitit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia spanjolle “Europa Press”.

Në një konferencë për shtyp nga Brukseli pas takimit të ministrave të jashtëm evropianë, Albares ka shmangur avancimin e pozicionit të Spanjës, duke siguruar se është “trillim politik” pavarësisht se çështja mund të vijë këtë javë duke përkuar me samitin e fundit të liderëve të BE-së për vitin 2022.

“Nëse vjen ajo kërkesë, do të jetë koha për të marrë vendimet që duhet të merren, nuk më pëlqen të bëj trillime politike dhe në momentin që nuk është në tavolinë”, tha ministri spanjoll, në një deklaratë pasi Serbia u kishte bërë thirrje vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës që të bllokojnë hyrjen e saj në klubin e komunitetit.

Beogradi u kërkoi të hënën vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, përfshirë Spanjën, të bllokojnë një kërkesë të afërt për anëtarësim që mund të arrijë këtë javë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar tashmë gjatë verës gatishmërinë e tij për të kërkuar zyrtarisht hyrjen në bllokun e komunitetit, një ide që presidentja Vjosa Osmani e hodhi sërish në tryezë, duke përkuar me samitin e javës së kaluar në Tiranë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit.

Albanian Post mësoi nga burime diplomatike se pikërisht aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është çelësi që mund të tregojë qysh në fillim se çfarë rruge do marrë procesi tutje dhe ky aplikim është i ndërlidhur pashkëputshëm edhe me arritjen e një marrëveshje finale.

Brenda ditëve të ardhshme, ndoshta edhe para 17 dhjetorit, Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE.

Burimet thonë për AP-në se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE e teston esencën e propozimit evropian.

Kjo e fundit, është hartuar pas angazhimit dinamik të Gjermanisë dhe Francës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve.

“Ky nuk është test për palët në bisedime, por test për vetë BE-në”, thotë burimi.

Siç potencohet, edhe ideatorët burimorë të planit aktual për normalizim të marrëdhënieve janë të mendimit që dorëzimi i aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE e teston unitetin veprues të BE-së dhe përkushtimin e vërtetë të 27 shteteve anëtare ndaj këtij plani.

Burimet e AP-së përkujtojnë që ky plan i qaset normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë si një problem brenda evropian dhe për synim final ka menaxhimin e rrugës së Kosovës dhe të Serbisë drejt BE-së, si dy rrugë të ndara me një qëllim të përbashkët.

Rrjedhimisht, nëse Serbia dhe Kosova vërtet duan të anëtarësohen në BE atëherë ky plan e krijon mekanizmin me anë të cilit do të menaxhohet procesi drejt anëtarësimit përgjatë maksimalisht 10 vjetëve të ardhshme, pa pasur nevojë që në këtë fazë Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE teston esencën e propozimit evropian për zgjidhje finale – tregohet përkushtimi i Unionit për marrëveshje

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore