Shqipëria

Aplikacioni PLINKO vjedh të dhënat, Policia apelon qytetarët


Policia e Shtetit ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes të madh në përdorimin e aplikacionit PLINKO, pasi është krijuar një skemë për vjedhjen e të dhënave bankare.

Këto lojëra, për t’i bërë më të besueshme, po reklamohen nga persona të famshëm në media sociale, si Tik Tok, duke mashtruar njerëzit se përmes PLINKO, mund të fitojnë shuma marramendëse parash.

Ofruesit e lojërave kërkojnë numrat e llogarive bankare. Kjo është një skemë për marrjen e të dhënave të llogarive bankare, nga të cilat mund t’iu merren shuma monetare.

Nisur nga rastet e shtuara të përdorimit të këtij aplikacioni, kryesisht nga nxënësit, me qëllimin për të fituar para, Policia e Shtetit apelon për prindërit që të tregohen të kujdesshëm, për të mos lejuar fëmijët që të përdorin këtë aplikacion dhe në rastet kur ata e përdorin, të tregojnë kujdes, pasi duke dhënë të dhëna personale dhe të llogarive bankare, mund t’iu tërhiqen para nga llogaria juaj.

MOS JEPNI TË DHENA PERSONALE!

MOS JEPNI TË DHËNA TË LLOGARIVE BANKARE!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore