Shëndet

AP VOX: Gjinekologu tha se pas moshës 28 vjeçare është tepër vonë për fëmijën e parë – qytetarët ndjehen të ofenduar: turp i qoftë doktorit


Ilustrim

Deklarata e gjinekologut Shkelqim Balili, në emisionin “Expuls” ku ka thënë se ora biologjike e grave për të bërë fëmijë është 18 deri në 28 vjeç, kurse 30 vjeçaret konsiderohen plaka, i ka revoltuar qytetarët.

Të intervistuar nga Albanian Post në kuadër të rubrikës AP VOX, në disa pjesë të qytetit të Prishtinës, ata kanë thënë se nuk pajtohen aspak me gjinekologun.

Sipas tyre, secili ka të drejtë ta përcaktoj vetë moshën kur ndihet gati të ketë fëmijë.

Megjithatë ka edhe prej atyre që ndajnë të njëjtin mendim me doktorin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore