
Kanë kaluar ditë që kur rep artisti Mozzik e kishte paralajmëruar projektin më të ri muzikor në bashkëpunim me Era Istrefin.
Megjithatë, kur të gjithë ishin gati dhe po prisnin me padurim që projekti të publikohej, reperi nga Ferizaj doli me një deklaratë ku tha se bashkëpunimi i shumëpritur është anuluar.
“Projekti me Era Istrefin anulohet, iu kërkoj falje të gjithëve për pritjen! Shihemi shum shpejt me projektet e reja”, ka shkruar ai pa dhënë më shumë detaje.
Ndërkohë, edhe fotografia e dy artistëve tashmë është fshirë nga rrjetet sociale përkatëse të tyre.
Por, pavarësisht kësaj, kënga e titulluar “Bye bye”, fare thjesht mund të gjendet në internet.
Me vetëm një klik në platformën YouTube, ju mund të dëgjoni një sekuencë të shkurtër të shkëputur nga kënga e dyshes.
Gjatë kësaj kohe, Istrefi, e cila pas një pauze të gjatë i është rikthyer projekteve muzikore dhe koncerteve, ka lansuar dy këngë solo, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.
Nga ana tjetër, Mozzik, i cili ka pasur kogja bashkëpunime në projektet e fundit. me emra të njohur të estratës si Tayna dhe Butrint Imeri, tani po shijon suksesin e këngës “Bespreme” që për vetëm tri javë ka grumbulluar hiç më pak se 7.1 milionë klikime.
/Albanianpost.com-
Fituesi i dytë i NIMI TV nga Italia është me fat? Bën aksident me veturë përgjatë udhëtimit në Shqipëri dhe pas 10 ditëve është fitues i veturës DACIA SANDERO!
-
Shumë yje, akoma më shumë miliona – të famshëm e pasanikë mblidhen në Saint Tropez
-
Renditja e atleteve të Kanye West, nga më të këqijat në më të mirat
-
Arrestohet 22 vjeçarja pasi dyshohet se plagosi Vali Corleone-n