Lajme

Anulime udhëtimesh në prag festash, Omicron sjell kaos nëpër botë


Shumë fluturime janë anuluar që në fillim të javës, për shkak të masave të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e coronavirus-it.

Më shumë se 1 mijë e 400 fluturime janë anuluar të hënën, të cilët kishin destinacion vendet kineze dhe amerikane. Vende, të cilat janë goditur më keq nga pandemia, sipas të dhënave FlightAware.

Linjat ajrore amerikane thonë se ndërprerja është për shkak të rezultatit pozitiv të ekuipazheve apo kufizimeve.

Hong Kongu ka ndaluar të gjitha fluturimet “Korean Air” të Koresë së Jugut, për dy javë, pasi rezultuan pozitivë disa prej pasagjerëve.

Më shumë se 8 mijë fluturime janë ndalur gjatë fundjavës së gjatë të Krishtlindjes që filloi të premten.

Megjithëse, numri i anulimeve është më i lartë se normali dhe vjen në një periudhë të vitit kur shumë pasagjerë zgjedhin të udhëtojnë për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.

Autoritetet amerikane po monitorojnë dhjetëra anije lundrimi që u prekën nga rastet e COVID-it, ndërsa lundronin në ujërat e vendit.

Rastet e regjistruara me COVID-19 po rriten ndjeshëm në të gjithë botën, kryesisht të nxitura nga varianti Omicron.

Pavarësisht studimeve, Omicron është më i lehtë se variantet e tjera të coronavirus-it, por shkencëtarët janë të shqetësuar nga numri i madh i infeksioneve që po regjistrohen.

Shumica e fluturimeve të anuluara të hënën janë ato nga kompanitë kineze, sipas FlightAware. Ato përfshijnë China Eastern, e cila anuloi 368 fluturime dhe Air China, me 141 anulime.

Aeroportet në Pekin dhe Shangai duket se janë më të prekurit, me gati 300 anulime të kombinuara. Autoritetet kineze nuk kanë komentuar mbi këtë çështje.

Aeroporti në qytetin verior kinez të Xi’an është gjithashtu në listë.

Më shumë se 13 milionë njerëz në qytet janë urdhëruar së fundmi të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa autoritetet përpiqen të trajtojnë një shpërthim COVID-19 atje.

Ndërkohë, kompanitë amerikane më të goditura janë United, me 84 anulime dhe JetBlue, e cila kishte 66.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore