Sport

Antonio: Nuk përjashtohet mundësia që të largohem nga West Ham


Foto: Justin Setterfield/Getty Images

Sulmuesi i West Ham United, Michail Antonio thotë se është e mundur që ai të largohet nga klubi këtë muaj.

32-vjeçari, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të klubit në Premier League, është lidhur me interesim nga Chelsea dhe Wolves.

“Sinqerisht, nuk kam përjashtuar asgjë”, tha ndërkombëtari i Xhamajkës për “The Footballer’s Football Podcast”. “Kjo është gjithçka që mund të them”.

“Asgjë nuk është përjashtuar. Ka bisedime, kështu që çfarëdo që të ndodhë, ndodh.”

Antonio ndihmoi që West Ham të pozicionohej në vendin e shtatë në ligë sezonin e kaluar, si dhe të arrinte në gjysmëfinalen e Europa League.

Megjithatë, këtë sezon Hammers janë në vendin e 16-të në tabelë, vetëm një pikë mbi zonën e rënies.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore