Antonio Costa do të drejtojë Këshillin Evropian, bien dakord liderët e BE-së

SHFLETO
Rajmonda Basha
25.06.2024 17:09
Loading Icons...

Gjashtë liderët e BE-së që negociojnë detyrat kryesore të bllokut kanë rënë dakord që António Costa i Portugalisë të marrë pozitën si drejtues i Këshillit Evropian.

Gjashtë negociatorët janë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministri polak Donald Tusk (për Partinë Popullore Evropiane), kryeministri spanjoll Pedro Sánchez dhe kancelari gjerman Olaf Scholz (për socialistët) dhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri holandez Mark Rutte (për liberalët).

Hapi tjetër do të jetë takimi i liderëve të BE-së në Bruksel të enjten, ku të tre emrat Ursula von der Leyen e Gjermanisë, António Costa i Portugalisë dhe Kaja Kallas e Estonisë do t’u paraqiten krerëve të shteteve dhe qeverive për miratim.

Një nga zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti për të diskutuar mbi negociatat e ndjeshme, tha se kryeministres italiane Giorgia Meloni nuk do t’i pëlqejë që ajo (përsëri) nuk ishte e përfshirë në negociata pasi grupi i saj politik në Parlamentin Evropian është tani i treti -më i madhi pas zgjedhjeve evropiane të qershorit.

Meloni nuk ishte pjesë e diskutimit të së martës si një kusht i vendosur nga liberalët dhe grupet e qendrës së majtë, të cilët ishin zotuar të mos mbështesin von der Leyen nëse ajo arrinte marrëveshje me liderin italian.

Megjithatë, Italia ka të ngjarë të marrë një portofol shumë të lartë në Komisionin e ardhshëm Evropian.

Arrihet dakordësia, blloku i liderëve të BE-së pranon kandidaturën e von der Leyen për presidente të KE-së