Turqia thotë se do të paraqesë zyrtarisht deklaratën e saj të ndërhyrjes në çështjen e gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit për luftën në Gaza – në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, e bëri njoftimin të hënën ndërsa iu drejtua një konference shtypi në Kajro.
Ai tha se paraqitja para gjykatës së Kombeve të Bashkuara pritet të mërkurën.
Turqia njoftoi në maj se kishte vendosur t’i bashkohej çështjes së nisur nga Afrika e Jugut, ndërsa shtoi masat kundër Izraelit për sulmin e tij.
GJND-ja ka urdhëruar Izraelin të përmbahet nga çdo akt që mund të jetë nën Konventën e Kombeve të Bashkuara për gjenocidin dhe të sigurojë që trupat e tij të mos kryejnë akte gjenocidale kundër palestinezëve pasi Afrika e Jugut akuzoi Izraelin për gjenocid të udhëhequr nga shteti në Gaza.
Afrika e Jugut ngriti çështjen e saj kundër Izraelit në dhjetor, duke e akuzuar atë për kryerjen e gjenocidit kundër palestinezëve në Gaza.
Numri i të vdekurve nga lufta e Izraelit, e cila filloi në tetor, ka arritur në gati 40 mijë sipas zyrtarëve shëndetësorë në territorin e rrethuar dhe të bombarduar.
Çështja e Afrikës së Jugut para GJND-së argumenton se Izraeli ka shkelur Konventën e Gjenocidit të vitit 1948, e cila u krijua pas Holokaustit dhe kërkon që vendet të parandalojnë përsëritjen e krimeve të tilla.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
‘Kultura e Hakmarrjes’: Pandëshkueshmëria dhe mungesa e besimit po çojnë në vetëgjyqësi
-
Nis viti i ri shkollor, paketë dhe plan masash për sigurinë e nxënësve
-
Bazat, depot, aeroportet: Objektivat e Kievit në Rusi
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit