Bota

Anglishtja gjuha zyrtare e BE-së, edhe pas Brexit


Komisioni Evropian ka konfirmuar se anglishtja do të vazhdojë të jetë gjuha zyrtare e Bashkimit Evropian (BE), edhe pas marrëveshjes së Brexit-tit, nga e cila Anglia zyrtarisht u largua nga BE-ja.

Një artikull në gazetën skoceze “The National”, ka cituar se anglishtja është vendosur vetëm si një gjuhë pune dhe se vendet anëtare vendosën të mos e përdorin atë në përkthimin e dokumentave.

Këto deklarta u hodhën poshtë nga Bashkimi Evropian dhe u cilësuan thjesht thashetheme.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Anglishtja do të mbetet gjuhë zyrtare”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Kujtojmë se anglishtja ka qenë gjuhë zyrtare e bllokut që nga viti 1973 dhe do vazhdojë të jetë e tillë edhe në shtetin e Irlandës dhe Maltës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore