Përballje

Anglezët e Roma-s shkatërrojnë ekipin e Atalanta-s


Ndeshja e parë e së shtunës në Serie A mes Atalanta-s dhe Roma-s ishte interesante dhe befasuese.

Dueli mes këtyre dy skuadrave, përfundoi me fitoren e Romës me rezultat 1:4.

Atalanta kishin më shumë mundësi, por nuk i shfrytëzuan mirë rastet e tyre.

Ndeshja filloi në mënyrë brilante për kryeqytetasit, pasi ata morën epërsinë në minutën e parë me anë të anglezit Tammy Abraham.

Më pas, në minutën e 27-të Nicolo Zaniolo shënoi për të dyfishuar epërsinë e Roma-s.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 46-të, Luis Muriel i dha shpresë Atalanta-s duke shënuar për të ngushtuar epërsinë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 68-të, Duvan Zapata shënoi golin e barazimit, por VAR-i e anuloi, pasi ishte pozicion jashtë loje.

Për t’i dhënë një epërsi edhe më të madhe Romës, u përkujdes mbrojtësi anglez, Chris Smalling, i cili shënoi në minutën e 72-të.

Dhe për të përmbyllur ndeshje, Tammy Abraham shënoi për golin e tij të dytë personal, dhe të katërtin të skuadrës, në minutën e 82-të.

Roma radhiten në pozitën e pestë me 31 pikë, ndërsa Atalanta janë në vendin e tretë me 37 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore