Lajme

Analisti serb: Kina s’e lejon anëtarësimin e Kosovës në OKB, qëndrimi i Rusisë varet nga interesat e saj personale


Nemanja Todoroviç Shtiplija

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara varet ekskluzivisht nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate, beson analisti politik nga Serbia, Nemanja Todoroviç Shtiplija.

Kina, në vlerësimin e tij, ka një qëndrim të pandryshueshëm për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB, ndërsa qëndrimi i Rusisë, sipas tij, mund të varet nga “interesat e saj personale ndaj asaj që po ndodh në Ukrainë, Gjeorgj, ose në çdo rast të cilin Moska mund të përdor precedentin e Kosovës”.

Analisti politik beson se Marrëveshja e Brukselit/Ohrit, është “një realitet për të cilin Serbia është pajtuar me të gjitha veprimet e saj në 20 vitet e fundit”.

Sipas tij dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në formatin është “shumë mirë i dizajnuar” dhe është dashur të sjellë rezultate që do t’i “përshtateshin edhe Beogradit edhe Prishtinës, për të ardhmen e rrugës së tyre evropiane”.

Mirëpo, BE-ja, beson ai, nuk e ka marrë parasysh se autoritetet në Serbi dhe në Kosovë nuk do të jenë aq të interesuara për rrugën evropiane dhe se në fund, për shkak të interesave të tyre politike, do të pengojnë atë dialog.

“Vendet më të fuqishme evropiane që insistojnë në dialogun, me të vërtetë dëshirojnë ta zgjidhin këtë problem sa më shpejt, në mënyrë që rajoni të ketë perspektivë dhe të ardhme evropiane”.

Analisti politik ndër të tjera ka potencuar se elitat politike në Serbi nuk janë mjaftueshëm të interesuara për anëtarësimin në BE, sepse ky proces kërkon reforma në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar.

Duke komentuar sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit, Shtiplija, thekson se në Veri të Kosovës nuk ka më vend për ndonjë konflikt.

Marrë parasysh faktin numrit të shtuar të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

“Vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare është rritur jashtëzakonisht shumë, kështu që nuk ka mundësi për ndonjë konflikt të madh”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore