Sport

Amir Rrahmani do të ketë më shumë minuta në fushë


Skuadra italiane Napoli, përmes një njoftimi në webfaqen zyrtare të klubit, ka konfirmuar se Costas Manolas ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë, dhe koha e rikuperimit të tij, mund të jetë e gjatë.

Mbrojtësi grek, u lëndua në ndeshjen e së shtunës përball Genoas, ku më pas u zëvendësua pikërisht nga Amir Rrahmani në minutën e 68-të.

Trajneri i Napolit Gennaro Gattuso, nuk do të mund të llogarisë për disa ndeshje as në shërbimet e Kalidou Koulibaly, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për kapitenin e Dardanëve, tani mund të vijnë më shumë minuta në fushën e blertë, pasi që prej se u transferua në Napoli, ka luajtur vetëm 83 minuta (zëvendësues) në Serie A dhe një ndeshje të plotë në kupë të Italisë.

 

Kujtojmë që Napoli e transferoi Rrahmanin për një shifër prej afro 13 milion euro nga Hellas Verona në verën e vitit 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore