Financa

Amerika rrit normat e interesit, pavarësisht problemeve me bankat


Banka Qendrore Amerikane i ka ngritur sërish normat e interesit, pavarësisht faktit se javët e fundit ka pasur shqetësime të mëdha, sa i takon gjithë qëndrueshmërisë së sistemit bankar, që prej falimentimit të “Silicon Valley Bank”.

Rezervat Federale e kanë etiketuar gjithë sistemin si në mirëqenie të plotë, duke e justifikuar vendimin për të çuar normën në 0.25%.

Por gjithashtu ka paralajmëruar se një dështim i mëtejshëm i bankave, mund të dëmtojë ndjeshëm rritjen ekonomike, në muajt në vijim.

Në mënyrë që gjërat të stabilizohen, edhe marrja e huas dhe kostot e saj janë rritur.

Vetëm në muajin e fundit, përtej bankës Silicon Valley, falimentoi dhe “Signature Bank”, duke ia hedhur fajin pjesërisht edhe rritjes së normave të interesit gjatë këtyre kohëve.

Një shqetësim tjetër, lidhet edhe me çështjen e bondeve, pasi ka gjasë që vlera e tyre të bjerë ndjeshëm, duke parë rritjen e normave të interesit.

Bankat në vetvete, kanë një tendencë që të kenë në zotërim një numër të lartë bondesh dhe kësisoj, rezultati është ai i pozicionimit të tyre në humbje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme në kohë.

Me një vlerë më të ulët bondesh, sa më shumë kohë kalon, aq më problematike bëhet çështja për bankat.

Autoritetet në gjithë botën, kanë bërë me dije se nuk i tremben një kërcënimi potencial nga këto dështime të fundit financiare, duke mohuar se do të ketë një rënie të stabilitetit financiar.

Një lëvizje të ngjashme me bankën amerikane e ka bërë edhe Banka Qendrore Evropiane, ku javën e shkuar e rriti interesin me 0.5%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore