Lajme

American Airlines pezullon fluturimet drejt Izraelit deri në vitin 2025


Linja ajrore amerikane American Airlines ka pezulluar operacionet e saj në Izrael dhe nuk do të ketë fluturime dalëse apo kthimi deri në prill 2025.

Këtë e shkruajnë këtë disa media izraelite, përfshirë Haaretz.

Aktualisht, nuk ka fluturime direkte për në ose nga Izraeli të disponueshme për rezervim në faqen e internetit të kompanisë ose përmes qendrës së tyre të rezervimit për muajt e ardhshëm të dimrit.

Masa vjen në mes të tensioneve në rritje rajonale lidhur me ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë afro 40 mijë e 100 njerëz dhe ka plagosur 92 mijë e 600 të tjerë që nga 7 tetori i kaluar.

Linja ajrore nuk dha ndonjë detaj specifik në lidhje me pezullimin afatgjatë të fluturimeve.

Disa kompani të mëdha ndërkombëtare, duke përfshirë United Airlines dhe Delta Air Lines, kanë pezulluar fluturimet e tyre drejt Izraelit.

Që nga 7 gushti, numri i përgjithshëm i linjave ajrore të huaja që kanë pezulluar fluturimet drejt dhe nga Izraeli ka arritur në 20, sipas KAN.

Izraeli është në gatishmëri të lartë ushtarake për një sulm të mundshëm hakmarrës nga Irani pas vrasjes së muajit të kaluar të shefit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në kryeqytetin e Iranit Teheran më 31 korrik.

Ndërsa Irani dhe Hamasi akuzuan Izraelin për kryerjen e vrasjes së Haniyeh, Izraeli nuk e ka konfirmuar apo mohuar përgjegjësinë.

Grupi libanez Hezbollah është zotuar gjithashtu për hakmarrje kundër Izraelit pas vrasjes së komandantit të tij të lartë, Fouad Shukr, në një sulm ajror në Bejrut më 30 korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore