Kulturë

Ambiente me temperatura të rehatshme


Ilustrim

Zakonisht jemi mësuar që në përditshmërinë tonë të përballemi me zyra të ftohta në dimër dhe në verë të nxehta, dhoma të cilat nuk ngrohen asnjëherë, zhurma që na vijnë nga të gjitha anët.

Trupi i njeriut është tmerrësisht i ndjeshëm ndaj ndryshimit të temperaturave.

Impakti i tij është mëse i kuptueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për vitin që lamë pas, ku kaluam më shumë kohë brenda sesa jashtë.

Mungesa e qëndrueshmërisë termike, në përgjithësi futë njerëzit në stres dhe i shpërqendron nëse temperaturat janë të ulëta por gjithashtu na lodh dhe na dehidraton kur temperaturat janë shumë të larta.

Në një moment kur trupi i njeriut ndihet i parehatshëm, pëson ndryshim të keq të humorit.

Po ashtu komoditeti termik ka ndikim në qëndrueshmërinë e shëndetit tonë, produktivitetin dhe aftësinë për të menduar qartë.

Por ajo që është më e rëndësishmja, hapësirat shumë të nxehta apo të ftohta janë të pashëndetshme, sidomos për moshën e tretë apo të sëmurët.

Nuk mund ti kënaqësh të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës me komoditetin termik. Ja përse u zbulua termi “mesatarja e komoditetit”, e njohur ndryshe edhe si “Vota Mesatare e Parashikur”.

Më shumë sesa thjeshtë temperaturë, komoditeti termik është i ndikuar nga 6 faktor thelbësor, prej të cilëve janë, niveli jonë metabolik, rrobat që njeriu veshë, ambienti ose temperatura e ajrit, po ashtu edhe se sa shpejt lëviz ajri në hapësirën përreth, lagështia e ajrit dhe temperatura rrezatuese.

Temperatura e hapësirës siç janë muret apo dritaret si dhe burimet e nxehtësisë si dielli apo kaloriferi (ngrohësja), kanë një ndikim thelbësor në komoditetin termik.

Për shembull, ne mund të ndiejmë nxehtësi në një pjesë të trupit që gjendet përballë kaloriferit, por pjesa tjetër e trupit pranë dritares mund të ndiej ftohtë.

Gjithashtu, kjo është edhe arsyeja përse kondicionerët instalohen pranë dritareve, për të përmirësuar temperaturën e tyre rrezatuese.

Nëse për një moment e fik ngrohësen, do të fillosh të ndiesh shqetësimin e të ftohtit nëse je afër dritares edhe pse temperatura e ajrit është e njëjta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore