Lajme

Ambasadori rus: Kievi nuk dëshiron të negociojë


“Moska nuk ka parë asnjë dëshirë nga ana e Ukrainës për të arritur legjitimimin e një zgjidhjeje të balancuar të konfliktit, për problemet që dy vendet kanë”.

Ky është mendimi dhe retorika e Ambasadorit të Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Gennady Gatilov, i cili ka dhënë një intervistë për televizionin publik Libanez.

Sipas tij, Rusia e respekton rrugën diplomatike. Por, ajo duhet të ketë respekt për pozicionimin e të dyja palëve dhe barazi.

“Për sa flasim, ne nuk e kemi parë këtë gjë”, ka thënë Gatilov.

Në fakt, bisedimet e zhvilluara të hënën mes dy palëve, nuk kanë sjellë ndonjë dinamikë të re. Bombardimet ende vijojnë mbi Ukrainë, ndërsa rezistenca e Kievit sa vjen e bëhet më e vështirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore