Lajme

Ambasadori izraelit në OKB përsëri kritikon Guterres


Ambasadori izraelit, Gilad Erdan ka sulmuar sërish shefin e OKB-së, këtë herë duke iu përgjigjur thirrjes së Guterres ndaj nenit 99 të Kartës së OKB-së, të cilin ai e përdori sot për të paralajmëruar Këshillin e Sigurimit se lufta në Gaza “mund të kërcënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Në një postim në X, Erdan e quajti lëvizjen e Guterres “më shumë provë” të “shtrembërimit moral dhe paragjykimit të tij kundër Izraelit”.

“Thirrja e Sekretarit të Përgjithshëm për një armëpushim është në fakt një thirrje për të mbajtur sundimin e terrorit të Hamasit në Gaza”, tha ai.

Erdan ka udhëhequr thirrjet e zyrtarëve izraelitë që Guterres të japë dorëheqjen.

Në deklaratën e tij të fundit, ai përsëriti apelin, duke e përshkruar Guterres si një sekretar të përgjithshëm “i cili vepron sipas skenarit të shkruar nga Hamasi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore