
Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në Shqipëri, Dancho Markovski, ka deklaruar se RMV-ja nuk dëshiron të ndahet nga Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Në një deklaratë për mediat ai ka theksuar se shtetet e meritojnë të dyja integrimin dhe procesin duhet ta ndjekin bashkërisht.
“Duam të arrijmë me Bullgarinë një marrëveshje me baza të forta, sepse e dini që procesi është i gjatë dhe nuk dua të ngelen më pas probleme. Lidhur me deklaratën e Ramës, mund të them se ne po bëjmë rrugëtimin së bashku dhe, në këtë moment, ne jemi bashkë”, u shpreh ambasadori.
Gjithashtu ai shtoi se Shqipëria dhe RMV-ja i kanë mbaruar detyrat dhe procesi, nëse do të ndahet apo jo, ngelet për t’u parë.
“Komisioni Evropian ka thënë disa herë që janë përmbushur kushtet, por deri tani nuk e kanë mbajtur fjalën”, përfundoi fjalimin e tij Markovski.
Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se, nëse KE nuk i jep zgjidhje problemit të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut deri në qershor, atëherë Shqipëria do të kërkojë ndarjen.
Pse u vendos veto-ja?
Vitin e kaluar, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, la të kuptohej se unioni mund t’i çelë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Maqedonia e Veriut nuk e zgjidh ngërçin me Bullgarinë.
Përparimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u bllokua më 22 qershor, për shkak të vetos së Bullgarisë, për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Kushtet e Bullgarisë përfshijnë refuzimin e qartë të Republikës së Maqedonisë Veriore nga pretendimet territoriale, të pakicave dhe historike ndaj Bullgarisë.
Sakaq, ata kërkojnë ndryshimin e mbishkrimeve apo monumenteve që nxisin urrejtjen ndaj Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Këto dy shtete kanë pasur konflikte të hershme historike. Tensionet mes vendeve u rritën vitin e kaluar.
Kjo erdhi pas vendosjes së vetos nga pala bullgare për hapjen e negociatave mes Bashkimit Evropian dhe MV-së.
Kjo për shkak të dështimit të qeverisë së Shkupit për të adresuar shqetësime të caktuara të identitetit.
Bullgaria kërkoi që termi “gjuhë maqedonase” të mos përdoret në asnjë dokument negociues të BE-së, pasi ajo e konsideron gjuhën si një dialekt bullgar.
Së dyti, Bullgaria i ka kërkuar MV-së të “pranojë” origjinën bullgare të kombit maqedonas, pasi nuk “ekziston” një komb i veçantë maqedonas.
Sipas shtetit bullgar, ky i fundit është vetëm një krijim “artificial” i komunistëve jugosllavë si pasojë e Luftës së Dytë Botërore.
Sofja zyrtare këmbëngul që Shkupi të heqë dorë nga pretendimi i tij për njohjen zyrtare të pakicës maqedonase në Bullgari.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qindra shqiptarë janë riatdhesuar nga MB-ja, sipas ministrit britanik
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Nuk ndalet aksioni anti-kanabis në Shqipëri, tjetër serë gjendet në Malësinë e Madhe
-
Për herë të parë, Shqipërinë do ta vizitojë një president i Estonisë
Lajmet kryesore
-
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Kosova kërkon nga Mali i Zi që t’i lejojë fëmijët ta kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes