Ambasadori i BeH-së në OKB – “Rusia dhe Kina s’e pranojnë Përfaqësuesin e Lartë në BeH”

SHFLETO

Ambasadori i Bosnjes dhe Hercegovinës në Kombet e Bashluara

 

Xhezair Dashi
02.11.2021 14:35
Loading Icons...

Ambasadori i Bosnjes dhe Hercegovinës në Kombe të Bashkuara, Sven Alclay tha për televizionin N1 se debati përbrenda OKB-së po mbahet ende brenda dyerve të mbyllura.

“Është ende e paqartë, po zhvillohen debate dhe çështja është se si do të përfundojnë këto debate”, tha ambasadori i BeH-së.

“Nuk mundem, por dhe nuk duhet që në këtë moment të pohoj, ose dhe të mendoj konkretisht për kahjen e këtyre bisedave. Le të presim deri nesër, kur t’i dimë me siguri të gjitha hollësitë”.

Alclay  gjithashtu shtoi se “Raporti i bërë nga Përfaqësuesja e Lartë ka ardhur, po diskutohet. Mendoj se është një raport i mirë dhe pasqyron gjendjen reale të punëve në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Ambasadori Alclay shpjegoi edhe arsyet pse debati për BeH u shty për nesër.

“Sesioni është zgjatur sepse vazhdojnë konsultimet, të cilat zgjasin për disa ditë, dhe në këtë kuptim, gjërat që duhet të jenë në atë seancë po bien dakord. Kjo është kryesisht një zgjatje e mandatit të EUFOR dhe diskutimet mbi situatën në BeH bazuar në raportin e Përfaqësuesit të Lartë”, tha ai në prononcimin e tij.

“Debati më i madh është për statusin e Përfaqësuesit të Lartë”, tregon ambasadori boshnjak në OKB, dhe thotë se “në çdo rezolutë për rinovimin e mandatit përmendej kjo pozitë, dhe tani është temë diskutimi, sepse Rusia dhe Kina e bëjnë këtë. Ata nuk e njohin atë si të tillë”

“Ka, si të thuash, një “luftë në rova” dhe është shumë, shumë e ashpër. Bosnja dhe Hercegovina nuk merr pjesë në këtë, ne nuk kërkojmë asgjë. Vetë teksti i Rezolutës dhe po diskutohet edhe për formatin e të gjithë seancës”, theksoi Alclay.

Alclay thotë se diskutimi u zhvillua edhe mbrëmë vonë, dhe se gjërat nuk janë larg një marrëveshjeje dhe se ka disa detaje në lidhje me Përfaqësuesen e Lartë, të cilat duhet të bien dakord nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Ndërkaq të marten Rusia si Anëtare i Përhershëm i Këshillit të Sigurisë në Kombe të Bashkuara ka kërcënuar me vërjen e vetos ndaj rinovimit të mandatit të misionit paqeruajtës EUFOR në Bosnje dhe Hercegovinë lidhur me emërimin e Christian Schmidt si Përfaqësues të Lartë të vendit, njofton agjencia gjermane e lajmeve “dpa”, duke cituar burimet e saj.

EUFOR është forcë ushtarake e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, e cila mbikëqyr zbatimin e seksionit ushtarak të Marrëveshjes së Dejtonit.

Votimi për zgjatjen e mandatit ishte planifikuar të mbahej në Këshillin e Sigurimit të martën, por u shty për të mërkurën pasdite.

Autorizimi i mëparshëm i Këshillit të Sigurimit skadon të premten.

“Heqja e përmendjes së Përfaqësuesit të Lartë”, tregojnë burimet e “dpa”-së, “është çfarë ka kërkuar Rusia”.

Rusia dhe Kina u përpoqën të shfuqizojnë Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në Këshillin e Sigurimit disa muaj më parë, me argumentin se ajo “nuk ishte më e nevojshme”.

Diplomatët perëndimorë në New York theksojnë se Këshilli i Sigurimit nuk mund të vendosë për fatin e Përfaqësuesit të Lartë, i cili emërohet nga Këshilli për Zbatimin e Paqes (PIC).

Përfaqësuesi i ri i Schmidt u konfirmua nga të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues të PIC, përveç Rusisë.

Një burim diplomatik, sipas agjensisë gjermane të lajmeve, tha se “Moska në negociatat e vazhdueshme për miratimin e misionit të EUFOR-it bëri thirrje për heqjen e çdo përmendjeje të Përfaqësuesit të Lartë nga Marrëveshja”.

Përndryshe të marten ishte caktuar që në Këshilli  e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të diskutohet situata në Bosnje dhe Hercegovinë dhe raporti i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në BeH të shqyrtohet në seancë. Kjo ishte publikuar në faqen zyrtare online të KS-së.

Banka Botërore duhej të votonte gjithashtu për zgjatjen e misionit ushtarak të Bashkimit Evropian në BeH, mandati i të cilit përfundon më 5 nëntor.

Anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, ka deklaruar më herët se raporti i Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt për situatën në BeH nuk do të miratohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe vlerësoi se “ai është një pamflet propagandistik”.

Kur është fjala për misionin ushtaraj në BeH, Dodik tha se ai dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mendojnë se mandati i saj duhet të zgjatet, transmeton RTRS.