Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar rreth dështimit të mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit në mungesë të kuorumit.
“E rëndësishme që Kuvendi dhe të gjithë deputetët të përmbushin përgjegjësinë e tyre demokratike”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Ai ka thënë se partitë politike duhet të kenë një qasje konstruktive për mbledhjet e Kryesisë.
“Të shpresojmë për një qasje konstruktive nga të gjitha partitë politike për mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit dhe arritjen e kuorumit sa më shpejt”.
Important that the Parliament and all MPs live up to their democratic responsibility. Hoping for a constructive approach by all political parties for convening the Assembly Presidency and achieving the quorum soon
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 2, 2021
Më 30 nëntor, në mungesë të kuorumit, për të gjashtën herë me radhë, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar sërish.
Sipas Shefit të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, njëri nga anëtarët e mbledhjes së Kryesisë në moment të fundit ka anuluar pjesëmarrjen.
“Ajo që e di nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është se nuk ka kuorum. Për ne është e papranueshme që kryesia të jetë kaq shumë jo funksionale”.
Edhe më 26 nëntor, ka dështuar përzgjedhja e nëntë anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se në Kuvend janë vetëm 57 deputetë, duke mos u mundësuar krijimi i kuorumit të nevojshëm.
“Unë konstatoj se ky bojkot i një pjese të deputetëve është i qëllimshëm. Nuk ka kushte për t’u votuar Bord i RTK-së prandaj mendoj se duhet ta shtyjmë për një mbledhje tjetër”, deklaroi Konjufca.
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dhe anëtar në komisionin e ad-hoc, Armend Zemaj, kishte propozuar emrat për bordin e ri të Radio Televzionit të Kosovës (RTK).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit