Shqipëria

Ambasadori gjerman: Deputetët duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze


Ambasadori gjerman Peter Zingraf i është bashkuar reagimeve për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave.

Zingraf ka thënë se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze.

Po ashtu ka theksuar se i rëndësishëm është dhe niveli i përgjithshëm i pagave.

“Pagesa e parlamentarëve është një çështje delikate me këto karakteristika. Kush i ruan ata që ruajnë? Deputetët janë ata që vendosin për buxhetin, ndaj nuk dua të përzihem më një pyetje të tillë”, ka thënë ai.

Sipas tij, deputetët e parlamentit duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze, si çdo parlamentar, që duhet të kryejnë një punë të mirë.

“Qeveria shqiptare planifikon që të rrisë pagat në sektorin publik. Kjo lidhet dhe me debatin e emigracionit. Shqipëria duke pasur parasysh dhe rajonin, ka nivelin e pagave më të ulëta në rajon. Pyetja konkrete diskutohet në mënyrë kontroverse në shoqëri të ndryshme, por debati i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare është se sa ndikojnë te shoqëria”, ka shtuar ambasadori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore