
Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard, beson se viti 2023 do të jetë viti ku Serbia do bëjë zgjedhje vendimtare si dhe do të jetë viti i mundësive për tejkalimin e konflikteve që shënuan marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Diplomati francez shton se në 12 muajt e ardhshëm, Beogradi zyrtar, mund të kontribuojë në normalizimin e raporteve me Kosovën, bazuar në propozimin franko-gjerman, të cilën Albanian Post e kishte publikuar më 18 shtator pjesërisht dhe me 12 nëntor tërësisht.
“Do të jetë një mundësi për Serbinë që të konfirmojë zgjedhjen e tij të rrugës evropiane, duke ndërmarrë reforma që priten në fusha të tilla si liria e medias dhe lufta kundër korrupsionit. Ka shumë obligime, por Serbia, nëse vendos kështu, mund t’i zbatojë në vitin 2023”, tha ambasadori francez, për agjencinë e lajmeve serbe, Tanjug.
“Do të jetë gjithashtu një mundësi për të kapërcyer ciklin e konflikteve të përhershme që, për fat të keq, shënuan marrëdhëniet ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit, duke zgjedhur normalizimin, siç po i propozojmë Serbisë, së bashku me Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian”, ka shtuar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com