Kosova

Ambasadori amerikan në Kosovë: Marrëveshja Kosovë-Serbi, “gjithçka varet nga Kurti e Vuçiç”


Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kjo marrëveshje e cila do të arrihet në Bruksel, synim duhet të ketë njohjen e ndërsjellët, ka thënë më tej Jeffrey për mediumin serb kossev.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë e cila do të arrihej në Bruksel e që e cila duhet synim ta ketë njohjen e ndërsjellë.

“Dialogu në Bruksel është mënyra më e mirë për të realizuar vizionin që ndajmë – ta shohim Kosovën të zërë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Qeveria e Kosovës ka të drejtë që të marrë vendime sovrane rreth aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin e Kosovës, përfshirë edhe në Këshillin e Evropës”, ka thënë Hovenier për mediumiun serb Kossev.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se në Bruksel duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila ka për qëllim njohjen reciproke”, tha Hovenier, ka vazhduar më tej ambasadori Hovenier.

Ambasadori nënvizon se vendi i tij e mbështet fuqishëm këtë proces dhe “do të punojë me partnerët tanë për ta përmirësuar atë”.

Edhe pse thotë se gjithçka varet nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, Hovenier beson se një marrëveshje e tillë mund të arrihet gjatë mandateve aktuale të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë.

“Ka çështje të vështira që kanë kosto politike. Të dyja palët do të duhet të angazhohen në mënyrë aktive dhe kreative ndërsa kjo të arrihet shumë shpejt”, përfundoi ambasadori.

Hovenier ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se shumëçka ka ndryshuar që nga vizita e fundit në Mitrovicë në vitin 2007, kur ka punuar në ekipin e Martti Ahtisaarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore