Shqipëria

Ambasada amerikane reagon për ndarjen nga jeta të Nishanit


Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar përmes një statusi në Twitter për ndarjen nga jeta të ish-presidentit shqiptar Bujar Nishani.

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani”, shkruan fillimisht diplomacia amerikane në Tiranë.

Ata i shprehin familjes Nishani ngushëllimet e tyre të përzemërta.

Sipas ambasadës, kontributi i Nishanit për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore