Zgjedhjet në Kosovë

Ambasada amerikane: Kjo është tjetër fitore e demokracisë


Ambasada amerikane.

Ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, në një shkrim në Twitter, Giacobbe ka thënë se kosovarët kanë dëshmuar pjekuri në këto zgjedhje duke e quajtur “fitore tjetër e demokracisë”.

“Është inkurajuese të shohësh shqiptarët e Kosovës teksa votojnë dhe përmes kutive të votimit dëmostrojnë fitore tjetër të demokracisë”, ka shkruar Giacobbe.

“Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë përballë pandemisë: të respektojmë masat qeveritare dhe të festojmë me familjen në shtëpi. #BëniPjesën tuaj #DemokracinëDërguesit”.

Ndërsa, në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në të gjithë Kosovën.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë votuar 43 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, një dalje e ngjashme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, kur kishin dalë 43.5 për qind e elektoratit.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 96 për qind e të dhënave të përpunuara, del se 42.85 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

KQZ-ja ka bërë të ditur se 776 mijë qytetarë votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komunat e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore