Aplikacione

Amazon prezanton chatbot-in e tij të quajtur “Q”


Të martën me datën 28 nentor, Amazon prezantoi një risi chatbot-in e tij të quajtur “Q”, një produkt i cili synon të sfidojë Microsoft dhe Google.

Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës Reinvent të Amazon Web Services, e mbajtur në Las Vegas.

Chatboti Q është pjesë e përpjekjeve të fundit të Amazon për të krijuar zgjidhje inovative për tregun e softuerëve. Ky publikim vjen një vit pasi startupi OpenAI, me mbështetjen e Microsoft, prezantoi chatbotin e tij të njohur, ChatGPT.

Emri “Q” i chatbotit është një referencë ndaj personazheve të njohur në botën e filmave dhe serive televizive si James Bond dhe Star Trek.

Amazon Introduces Amazon Q: An AI-Powered Assistant Revolutionizing  Business Efficiency | by Faith Protocol Community | Nov, 2023 | Medium

Një version paraprak i chatbotit Q është i disponueshëm tani dhe disa nga veçoritë e tij janë falas.

Pasi të përfundojë versioni paraprak, një nivel për përdoruesit e biznesit do të kushtojë 20 dollarë në muaj, por vlen vetëm për një person.

Një version me veçori shtesë për zhvilluesit dhe punonjësit e IT do të kushtojë 25 dollarë në muaj për person.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore