Shqipëria

Alpinisti nga Kosova rrëzohet në Majën e Thatë Valbonë, kërkohet ndërhyrja e helikopterit


Një alpinist nga Kosova raportohet se është rrëzuar në Alpet shqiptare dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në vendin e quajtur Maja e Thatë Valbonë.

Për shkak të terrenit të vështirë malor është e nevojshme ndërhyrja me helikopter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore