Sport

Allegri: Fitorentina nuk e meritoi humbjen


Juventusi arriti të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Fiorentina, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Bardhezinjtë fituan në fund, me një autogol të shënuar nga mbrojtësi i Violas, Lorenzo Venuti, derisa Fiorentina kishte dominuar në përgjithësi ndeshjen me shumë raste për gola.

Pas ndeshjes, ka qenë vetë trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, i cili në konferencën për media në një farë mënyre tha se nuk e kishin merituar fitoren.

“Ne i dinim vështirësitë që na prisnin në Firence dhe për të luajtur këtë ndeshje. Ndeshja ishte e ekuilibruar, por në disa raste kundërshtarët ishin shumë të rrezikshëm”, tha fillimisht Allegri.

“Djemtë tanë ishin të mirë dhe sinqerisht kjo ndeshje ishte e vështirë, rrezikuam në fushë të hapur, por luajtëm me qetësi”, shtoi ai

“Rezultati 1:0 është një rezultat i mirë që na bën të lumtur, por të them të vërtëtën Fiore ndoshta nuk e meritoi të humbiste”, shtoi Allegri.

Në fund, tekniku italian pati fjalë të mira edhe për homologun e tij, Vincenco Italiano-n.

“Italiano po bën një punë të shkëlqyer, ai është shumë i mirë. Ata luajnë një futboll ofensivë dhe kanë aftësi të shkëlqyera teknike”, tha mes tjerash Allegri.

Kutjojmë që ndeshja e kthimit në gjysmëfinalen Juventus – Fiorentina, do të zhvillohet më 20 prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore