Lajme

Aliu: 352 mijë ndërtime pa leje në nivel vendi


Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ka theksuar nevojën për miratimin e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, me këtë ligj do të legalizohen ndërtimet pa leje që i plotësojnë kushtet për leje, e të cilët nuk i kanë ndjekur procedurat siç është e përcaktuar me ligj.

“Prej vitit 1999 as nuk kemi pasur inspeksion, as nuk kemi pasur plan”.

“352 mijë ndërtime pa leje janë në të gjithë Kosovën, 46 mijë vetëm në Prishtinë”, ka deklaruar Aliu.

Ai ka sqaruar se ligji në parim është “i padrejtë” pasi i amniston ndërtuesit pa leje.

Kuvendi i Kosovës.

Ndërkaq ka theksuar se në kuptimin e banorëve që i shfrytëzojnë ato banesa, duhet të bëjnë në zgjidhje.

“Kemi me banesa të tëra të cilët i kanë blerë banesat dhe nuk i kanë të legalizuara, duhet të kemi mekanizma dhe shërbime të veçanta për këta”.

Ai tutje ka sqaruar se më këtë ligj do të legalizohen ndërtimet pa leje që i plotësojnë kushtet për leje, e të cilët nuk i kanë ndjekur procedurat siç është e përcaktuar me ligj.

“Me ja hedh një sy këtij ligji dhe mendoj se duhet të ndryshohet në shumë forma dhe në formën që ka ardhur nuk besoj se duhet të votohet. Po ndërlidhem te kategoria e dytë, që janë ndërtimet banesore dhe vërejtjet e mija janë se çka legalizon. Nëse ky ligj në leximin e dytë kalon më 2023, legalizohen të gjitha ndërtimet ilegale deri në mars 2023. Problem tjetër janë çmimet për taksën e legalizimit”.

Reagimit e Aliut, vinë pasi deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka dalë kundër Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, i cili është në shqyrtim të parë.

Sipas tij, ky projektligj nuk duhet të kalojë.

“Po ndërlidhem te kategoria e dytë, që janë ndërtimet banesore dhe vërejtjet e mija janë se çka legalizon. Nëse ky ligj në leximin e dytë kalon më 2023, legalizohen të gjitha ndërtimet ilegale deri në mars 2023. Problem tjetër janë çmimet për taksën e legalizimit”.

Basha e ka konsideruar si të papranueshëm formën se si ka ardhur ligji.

“Sot mund të fillojnë ndërtimet se ky ligj deri të hyjë në fuqi më 2023 ata mund të vazhdojnë me këtë avaz”, ka thënë ai.

Por, edhe deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi ka thënë se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërtime pa leje nuk mund të amnistojë nga vepra penale askënd.

Ai ka sqaruar se me këtë projektligj asnjë proces penal nuk cenohet.

“Ky projektligj përcakton aspektin pronësor civil administrativ të atyre objekte. Amniston ndërtimin si të tillë dhe u jep mundësi qytetareve që i kanë blerë t’i shfrytëzojnë ato objekte. Amniston objektin nga ndërtimi por jo amnistim nga përgjegjësia penale”, ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore