Shqipëria

Alibeaj në Komisionin e Ligjeve: Ka ardhur koha për reflektim, sot u çanë dyert e Gjykatës për drejtësi


Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Enkelejd Alibeaj, të enjten e 18 nëntorit nga Komisioni i Ligjeve ka folur rreth situatës së krijuar, mëngjesin e kësaj dite në Gjykatën e Fierit.

Kjo e fundit do të mbante seancën për të dhënë dënimin për Klodian Çalamanin, i cili vrau 8-vjeçarin të martën e 16 nëntorit.

Familjarët e të ndjerit kërkuan të hynin me forcë në Gjykatë për të mësuar masën që do të merrte Çalamani.

Alibeaj kërkoi nga Komisioni i Ligjeve që sipas tij “ka ardhur koha për reflektim, pasi sot u çanë dyert e Gjykatës për të kërkuar drejtësi”.

Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit

“Është koha jo vetëm për reflektim njerëzor, por mbi të gjithë për institucional. Njerëzit janë të panikosur, rreziku qëndron pas dere për këdo”, tha Alibeaj.

Në vijim ai shprehet se është i domosdoshëm një reagim, politik dhe më pas institucional.

“Minimalisht”, shton Alibeaj, “që njerëzit të kuptojnë dhe të sigurohen për aq sa është e mundur që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhme”.

Pamje nga Gjykata

Në përfundim deputeti i opozitës e mbylli duke thënë se, “çështja e mungesës së sigurisë duket që është prezente në mendjet e gjithkujt. Ky Komision të japë një sinjal të tillë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore