Gjigandi kinez i teknologjisë Alibaba, të hënën e 12 prillit, tha se ka pranuar një dënim rekord të vendosur nga rregullatori anti-monopol i vendit.
Rregullatorët kinezë e gjobitën kompaninë me një shumë prej 2.8 miliardë dollarësh, pas një hetimi se ajo kishte abuzuar me pozicionin e saj në treg për vite me radhë.
Gjoba shkon në rreth 4% të të ardhurave të brendshme të kompanisë në vitin 2019. Nënkryetari ekzekutiv i Alibaba Group, Joe Tsai, tregoi se rregullatorët kanë kthyer vëmendjen nga platforma si Alibaba, për shkak të rritjes së tyre dhe rëndësisë ekonomike.
“Jemi të lumtur që e marrim çështjen ndaj nesh, por tendenca është që rregullatorët të jenë të etur për të parë disa nga fushat ku mund të ketë një konkurrencë të padrejtë”, u shpreh ai në një thirrje investitorësh të hënën.
Kompania shtoi se nuk ishte në dijeni të ndonjë hetimi të mëtejshëm anti-monopol nga rregullatorët kinezë, megjithëse sinjalizoi që Alibaba dhe konkurrentët e saj do të qëndronin nën shqyrtim nga Kina zyrtare për bashkimet dhe blerjet.
Sipas Tsai-t, do të prezantonte masa për të ulur pengesat e hyrjeve dhe kostove të biznesit, me të cilat përballen tregtarët në platformat e tregtisë elektronike.
“Nga ky vendim ndëshkues ne kemi marrë udhëzime të mira për disa nga çështjet specifike sipas ligjit anti-monopol”, tha Z. Tsai.
Grupi nuk pret ndonjë ndikim material në biznesin e tyre nga ndryshimi i rregullimeve të ekskluzivitetit. Këto, të vendosura nga rregullatorët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
U arrestuan nga SPAK, Gjykata e Posaçme liron ish-përgjegjësit e IKMT Sarandë
-
RLI: Serbia synon ta destabilizojë Kosovën përmes orkestrimit të zhvendosjes së serbëve nga veriu
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
U arrestuan nga SPAK, Gjykata e Posaçme liron ish-përgjegjësit e IKMT Sarandë
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës