Përballje

Alexis Sanchez shënon në frymën e fundit dhe i fiton Superkupën e Italisë Inter-it


Finalja e Superkupës së Italisë mes Inter-it dhe Juventus-it përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.

Dueli ishte i tensionuar dhe me shume dramë, pasi Inter-i fituan ndeshjen në sekondat e fundit të ndeshjes.

Finalja ishte plotësisht e dominuar nga Inter-i, por Juventusi arritën të mbrohen shumë mirë, deri në minutën e 120-të.

Ndeshja filloi mire për juventinët, pasi shënuan të parët, në minutën e 25-të me anë të Weston McKennie.

Inter-i nuk u përmbajtën, dhe shënuan menjëherë pas 10 minutash me anë të Lautaro Martinez, i cili gjeti rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë.

Fituesi nuk arriti të gjehej në kohën e rregullt, por u gjet pas 120 minutash lojë.

Të dy skuadrat po krijonin raste dhe po mbroheshin mirë, deri sa një nga lojtarët e Juventus-it bëri një gabim.

Ekipet po bënin zëvendësime për të shënuar penalltitë, por ndeshja nuk shkoi deri aty.

Në minutën e 120-të, në posedimin e fundit, Alexis Sanchez shënoi për golin e fitores pas një gabimi tragjik të Alex Sandro-s.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore