Aleatët e NATO-s forcojnë mbrojtjen e Ukrainës përballë agresionit rus

SHFLETO
Ana Gjoka
02.02.2022 10:19
Loading Icons...

Aleatët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), kanë dorëzuar ndihma për Ukrainën, për të forcuar kështu mbrojtjen e saj përballë agresionit rus.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shqipëri, të mërkurën e 2 shkurtit, përmes një postimi në median sociale Twitter.

Ndër të tjera shkruan se SHBA-të vazhdojnë të nxisin qeverinë ruse të zgjedhë rrugën e diplomacisë dhe jo-ushtarake, në lidhje me konfliktin me Ukrainën.

“SHBA-të dhe aleatët tanë në NATO qëndrojnë në krah të Ukrainës”, shkruhet në Twitter.

Tre ditë më parë, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka publikuar mesazhin e presidentit amerikan, Joe Biden, lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë.

Në të cilën tregohet një pjesë e bisedës së tij telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky ku i ka ofruar mbështetjen e SHBA-ve, nëse Rusia pushton Ukrainën më tej.

Kurse, Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley ka thënë se një pushtim rus i Ukrainës do të ishte “i tmerrshëm” dhe do të çonte në një numër të konsiderueshëm viktimash.

Milley e përshkroi dërgimin e 100 mijë trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës si më të madhin që nga Lufta e Ftohtë.

Ukrainë- Rusi

Tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë prekur majat.

Edhe nëse llogarisim të gjitha konfliktet e mëparshme ndër vite.

Trupat ruse të grumbulluara pranë kufijve të dy vendeve po nxit frikën se Moska mund të nisë një pushtim të mundshëm.

Aq sa detyroi diplomacinë britanike dhe amerikane të largonin personelin nga ambasadat e tyre në Kiev.

Ukraina ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të destabilizojë vendin përpara çdo pushtimi të planifikuar ushtarak.

Fuqitë perëndimore ose boshti i aleatëve e kanë paralajmëruar vazhdimisht Rusinë kundër lëvizjeve të mëtejshme agresive ndaj Ukrainës.

Kremlini zyrtar ka mohuar vazhdimisht se po planifikon të sulmojë.

Autoritetet ruse argumentojnë se mbështetja e NATO-s për Ukrainën, duke përfshirë rritjen e furnizimeve me armë dhe trajnimin ushtarak, përbën një kërcënim në rritje në krahun perëndimor të Rusisë.

Tabloja historike është e ndërlikuar – por kjo është një panoramë e përplasjeve në rrënjën e konfliktit – pikërisht në kufi.