Muzikë

Albumi i ri nga Justin Bieber radhitet i pari në “Billboard”


Albumi “Justice” nga Justin Bieber, i pari në Billboard.

Albumi më i ri i publikuar nga artisti kanadez, Justin Bieber, ka arritur të pozicionohet në vendin e parë në mesin e 200 albumeve më të dëgjuara sipas prestigjiozes “Billboard”.

Lansimi i albumit “Justice” ka rezultuar me sukses edhe nëpër platforma të tjera, si në YouTube e Spotify.

Ky album e solli këngëtarin e hitit “Baby” në një dimension tjetër dhe brenda tij përfshihen bashkëpunime me këngëtarët më aktiv të momentit, si; Quavo, Da Baby, Tori Kelly, Lil Uzi Vert e Jaden Smith.

“Justice” la pas albumin “Dangerous” të këngëtarit amerikan, Morgan Wallen, i cili qëndroi për dhjetë javë rresht në vend të parë.

Albanian Post ju sjell listën e top 10 nga 200 albumet që “Billboard” i ka renditur, për javën që lamë pas.

1. Justin Bieber, Justice

2.Lana Del Rey, Chemtrails Over the Country Club

3.Morgan Wallen, Dangerous: The Double Album

4.Pop Smoke, Shoot for the Stars Aim for the Moon

5.Dua Lipa, Future Nostalgia

6.Pooh Shiesty, Shiesty Season

7.The Weeknd, After Hours

8.Lil Baby, My Turn

9.Lil Durk, The Voice

10.Luke Combs, What You See Is What You Get

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore