Një familje do të përfaqësojë Shqipërinë në Liverpool gjatë edicionit të ardhshëm Eurovision 2023, i cili do të zhvillohet në muajin maj.
Verdikti i publikut vendosi të enjten e 22 dhjetorit që fituesi i Festivalit të RTSH-së, do të ishte Albina dhe familja Kelmendi.
Një këngë që sjell në vëmendje dhunën me bazë gjinore “Duje”, do të jetë mesazhi melodik në skenën evropiane të Britanisë.
Kujtojmë që Albina dhe familja Kelmendi u rënditën të dytët me votat e jurisë profesioniste.
Trofeu i këtij vlerësimi ngjiti në skenë Elsa Lilan me trofeun e artë për këngën “Evita”, kushtuar vajzës së saj.
Ndryshe nga herët e tjera, fituesi i jurisë nuk do të shkojë automatikisht në Eurovision.
Këtë të drejtë e mori pikërisht Albina dhe familja Kelmendi, të cilët fituan votat e publikut.
Shtëpia e “The Beatles”, “Frankie Goes to Hollywood” dhe “The Wombats” do të organizojë ngjarjen spektakolare majin e ardhshëm.
Shfaqja vjen në Mbretërinë e Bashkuar pasi fituesja e këtij viti, Ukraina, nuk ishte në gjendje të merrte detyrat e pritësit për shkak të luftës.
Zyrtarët e Liverpool-it thanë se ngjarja do të mbahet në “M&S Bank Arena” me kapacitet 11 mijë persona.
Rreth 160 milionë shikues televizivë në mbarë botën e ndoqën drejtpërdrejt shfaqjen e këtij viti.
Historia e pasur muzikore e qytetit tashmë tërheq qindra mijëra turistë muzikorë çdo vit, dhe ngjarjet kryesore të tij të kaluara kanë përfshirë MTV Europe Music Awards në vitin 2008.
Mbretëria e Bashkuar ka pritur tetë herë Eurovizionin në të kaluarën, së fundmi në Birmingham në vitin 1998.
Në vitin 2004, hyrja e parë e Shqipërisë në Eurovision Song Contest, interpretuar nga Anjeza Shahini, përfundoi e 7-ta në finalen e madhe.
Ky mbeti rezultati më i mirë i vendit në garë deri në vitin 2012 kur Rona Nishliu u rendit e 5-ta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Politika shqiptare e tronditur nga ndarja e papritur nga jeta e Gert Bogdanit
-
Masa fillestare e sigurisë, Kushtetuesja kalon për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e Berishës
-
Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare, Gerti Bogdani
-
Rimbursimi i taksave të paguara nga profesionistët e lirë, PD dorëzon nismën ligjore
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Lufta në Ukrainë me një milion viktima, Ivan Krastev: Sa njerëz mund të humbni para se të humbni të ardhmen?
-
Papunësia në bllokun e BE-së 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe